Aplikacioni i shkarkueshëm falas, i zhvilluar në Rusi, është bërë tashmë një nga aplikacionet më popullor, falë retushimit automatik të fotografive, që bën të mundur plakjen e fytyrës.

Shumë persona publikë ashtu si dhe anonimë, janë duke përdorur aplikacionin FaceApp për të parë se si do të ngjajnë nëse do të ishin pleq. Pas filtrit që mundësonte transformimin e një djali në vajzë dhe të kundërtën, të ofruar nga Snapchat, tashmë kemi dhe aplikacionin e plakjes, FaceApp, përdorimi i të cilit është përhapur jashtë mase në të gjithë globin.

I. Çfarë është FaceApp

Filtri i përdorur për selfie që mplak fytyrën është propozuar nga FaceApp është i disponueshëm si për iPhone ashtu dhe Android. Aplikacioni, sipas Huffington Post është në krye të klasifikimit të aplikacioneve më të shkarkuar në të dyja sistemet e shfrytëzimit, të mërkurën 17 korrik[1].

FaceApp nuk është një aplikacion i ri. I zhvilluar nga një skuadër e vogël e vendosur në Shën Petersburg, ai u publikua në janar 2017. Aplikacioni propozonte që në atë kohë një filtër plakjeje, përveç filtrave të tjerë që njohën njëfarë suksesi, sipas për shembull ai që munëdsonte shtimin e një buzëqeshje. Aplikacioni bëri të mundur krijimin e lojrave të ndryshme, si për shembull vendosjen e buzëqeshjeve në portretet e pikturave të vjetra[2]. Rritja e interesit e këtyre kohëve të fundit për FaceApp filloi nga “FaceApp Challenge”, e nxitur nga persona publikë të njohur, të cilët postuan foto të tyre ku ata janë të plakur.

FaceApp u bë gjithashtu i njohur për shkak se vitin e publikimit të tij, ishte në qendër të një skandali: me filtrin e tij që synonte bërjen e njerëzve më tërheqës, shpesh herë ai zbardhte ngjyrën e lëkurës në selfie-t që bënin përdoruesit. Të akuzuar për racizëm, përgjegjësit e aplikacionit u detyruan që ta tërhiqnin nga përdorimi filtrin në fjalë[3].

II. Si funksionin ky aplikacion

FaceApp është shumë i thjeshtë në përdorim, me një ndërfaqe shumë të thjeshtë që mundëson retushimin e selfie-ve falë filtrave të instaluar, të cilët më pas regjistrohen dhe shpërndahen në aplikacione të tjerë: formati klasik i përdorur nga çdo aplikacion fotografish, më një ndryshim domethënës, ai i thjeshtësisë. FaceApp është i disponueshëm falas, megjithatë parashikohen mekanizma të ndryshëm përfitimi financiar për përgjegjësit e aplikacionit, si për shembull, pagesat për ta përdorur aplikacionin pa reklama, mundësinë për të përdorur tërësinë e filtrave me anë të formulave të abonimit (20 euro në vit ose 4 euro për një muaj).

FaceApp zbaton modifikime automatike mbi fotografinë e fytyrës. Imazhet mund të merren nëpërmjet funksion selfie të aplikacionit ose të përdoren fotot që janë në galerinë e aparatit celular ose duke bërë një kërkim në internet, falë një motori kërkimi që është integruar në aplikacion, që propozon gjithashtu gjetjen e fytyrave të persone publikë të njohur.

Pasi zgjidhet fotografia që do të përpunohet, FaceApp e ngarkon atë në serverat e tij. Më pas, në mjedisin e tij cloud, FaceApp bën modifikimet e kërkuara të fytyrës – çka shpjegon përse aplikacioni nuk funksionon nëse nuk rrjet 3G ose wireless (pa tel).

Retushimet e fotografisë bëhen në saj të programeve që funksionojnë falë disa teknologjive të cilësuara si inteligjencë artificiale. Çfarë ndodh realisht? Nisur nga një shumësi imazhesh të krahasuara dhe të modifikuara nga programet e FaceApp në të kaluarën, këto programe kanë mësuar të riprodhojnë modifikime të ngjashme mbi fotografitë që ne i dërgojmë dhe për pasojë, i ndihmojmë këto programe që të përshtaten gjithmonë e më mirë retushimin. Sa më shumë fotografi të modifikohen me FaceApp, aq më i mirë do të jetë rezultati për fotgrafitë që do të modifikohen në të ardhmen.

III. Çfarë ndodh më tej me fotografitë

Kjo është një nga pikat që paraqet shqetësim në raport me fotografitë e përdoruesve. Kushtet e përdorimit të aplikacionit FaceApp nuk janë të aksesueshme nga aplikacioni, por gjenden në faqe interneti të veçanta[4]. Ato faktikisht janë të qarta: duke ngarkuar fotografinë dhe duke zbatuar një filtër mbi to dhe më tej duke i shpërndarë ato te miqtë ose nëpër rrjete sociale, përdoruesit i cedojnë ndërmarrjes që zotëron aplikacionin (Wireless Lab OOO) mundësinë që të modifikojnë, ripërdorin dhe shfrytëzojnë më tej fotografinë e retushuar.

FaceApp është përgjigjur duke thënë se “shumica e fotografive të magazinuara në serverat tanë fshihen bernda 48 orëve pasi ato dërgohen [drejt këtyre serverave].” Ndërmarrja gjithashtu ka bërë të ditur se magazinimi i fotografive bëhej në servera që ndodhen jashtë Rusisë dhe që përdorin infrastrukturat cloud të Amazon dhe Google.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave të ndërmarrjes, imazhet e ruajtura nga FaceApp mund t’i shërbejnë Wireless Lab OOO (ndërmarrjes që zotëron FaceApp) që të krijojë një bazë të dhënash të konsiderueshme të portreteve të përdoruesve.

Në këto kushte përdorimi, FaceApp pranon se disponon gjithashtu mundësinë që të përdorë sipas diskrecionin të tij informacione të tjera të lidhura me përdorimin që një përdorues i bën aplikacionit. Gjithashtu, nëse më vonë ndërmarrja që zotëron FaceApp do të shitet në të ardhmen, shoqëria blerëse do të ketë të drejtën të përdorë në të njëjtën mënyrë fotografitë dhe informacionet e përdoruesve.

Së fundi, rezulton se FaceApp nuk është në konformitet me rregulloren e re të BE-së në lidhje me të dhënat personale (RGPD). Rrjedhimisht, të dhënat e përdoruesve europianë që transforohen jashtë BE-së dhe që duhet të mbrohen sipas të drejtës europiane (RGPD) nuk e gëzojnë këtë mbrojtje.

Siç kuptohet, problemet, përtej aspekteve ligjore, janë dhe politike. Kështu, partia demokrate e SHBA-ve ka këshilluar zyrtarisht[5] kandidatët e saj në garën e primareve për zgjedhjet presidenciale të 2020 që të mos përdorin FaceApp, për shkak të origjinës ruse të aplikacionit.

(Përkthim i artikullit të publikuar në versionin online të gazetës Le Monde, rubrika Pixels më datë 17.7.2019)[6]


[1] https://www.huffingtonpost.fr/entry/les-meilleurs-faceapp-de-celebrites_fr_5d2f06fce4b02fd71ddd41b7

[2] https://www.lemonde.fr/m-perso/article/2017/06/23/la-revanche-du-sourire_5150171_4497916.html

[3] https://www.theguardian.com/technology/2017/aug/10/faceapp-forced-to-pull-racist-filters-digital-blackface

[4] https://www.faceapp.com/privacy

[5] https://edition.cnn.com/2019/07/17/politics/dnc-warning-faceapp/index.html

[6] https://www.lemonde.fr/pixels/article/2019/07/17/tout-savoir-avant-d-installer-faceapp-et-appliquer-son-filtre-a-selfie-pour-se-voir-vieux_5490548_4408996.html