Me vendimin datë 24 mars 2022[1], Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (në vijim “GJDBE”) saktësoi çështjen e detyrimeve që kanë shërbimet cloud ndaj titullarëve të të drejtave të autorit, për shkak të veprave që një përdorues i tyre mund të ruajë në to. Sipas këtij vendimi, përjashtimi për kopje private do të gjejë zbatim edhe në hapësirën cloud. Një përfundim i tillë ishte i pritshëm, por analiza e GJDBE-së është e plotë dhe ndihmon në saktësimin e disa parimeve që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit në mjediset e reja teknologjike.
Continue readingCategory: Case Law
https://www.ft.com/content/9c0cf256-e197-11e3-b7c4-00144feabdc0
Në çështjen Der Standard […] kundër Austrisë, shqyrtuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), bëhej fjalë për një kërkesë drejtuar gjykatës për heqjen e anonimatit të dy komentuesve për postimet e tyre, në lidhje me një artikull të botuar në Der Standard (në vijim, “media online”), për shkak se kërkuesit pretendonin se këto komente ishin fyes. Gjykata e shkallës së parë u rrëzoi kërkesat, ndërsa gjykata e apelit dhe gjykata e lartë u dhanë të drejtë kërkuesve.
Continue readingMë datë 2 shtator 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dha një vendim të rëndësishëm në lidhje me përgjegjësinë e komenteve online të bëra në llogaritë (account) e personave të regjistruar në platformat e mëdha të rrjeteve sociale. Konkretisht, GjEDNj u shpreh se dënimi i një politikani për shkak se nuk kishte marrë masat për të fshirë komente që nxisnin urrejtjen racore, në vijim të postimit të tij, nuk përbën shkelje të nenit 10 të Konventës (Vendimi Sanchez kundër Francës). Detajet e këtij vendimi do të analizohen në një postim tjetër (pa lënë mënjanë mendimin e pakicës), por për momentin vlen të theksohet ideja se edhe mbajtësi një llogarie të hapur në një rrjet social është përgjegjës për përmbajtjen informacionale të shprehur në formën e komenteve, nën postimet e tij. Me anë të këtij vendimi, edhe individët që kanë një llogari në këto rrjete sociale kthehen në aktorë të mirëfilltë të rrjetit, me përgjegjësi si në rrafshin civil ashtu dhe në atë penal: me kusht që të ketë bazë ligjore të mjaftueshme dhe të qartë, gjë që nuk është ende rasti i Shqipërisë.
Continue readingKëto ditë ka qarkulluar nëpër media lajmi se Google-i u gjobit sërish. Kësaj here, nga një autoritet kombëtar, Autoriteti francez i Konkurrencës, në shumën prej pesëqind milionë Euro.
Për çfarë bëhet fjalë dhe përse u gjobit Google-i?
Continue readingNë fund shtatori të këtij viti, Netflix do të publikojë një përshtatje audiovizuale të veprave të shkrimtares amerikane Nancy Springer, e cila, bazuar në veprat e Sir Arthur Conan Doyle mbi aventurat e Sherlock Holmes-it, ka imagjinuar një personazh të ri, Enola Holmes, motra e detektivit të famshëm (Enola Holmes Mysteries), që është dhe personazhja kryesore. Continue reading
Shërbimi Voice over Internet Protocol (VoIP) është një shërbim telefonie nëpërmjet Internetit. Metoda VoIP lejon kalimin e sinjaleve analoge telefonike (ose ndryshe, telefonia fikse normale, që funksionon jashtë rrjeteve të internetit) në sinjale digjitale që mund të transmetohen nëpërmjet internetit. Cili është qëllimi i kësaj teknologjie? Së pari, ajo bën të mundur komunikimin pa pagesë (sigurisht duke hequr tarifat e abonimit në shërbimet VoIP, siç është shërbimi SkypeOut që do e shikojmë më poshtë, kosto e të cilave është disa herë më e vogël se kostot e telefonisë normale). Së dyti, nga pikëpamja teknologjike, VoIP tregon rrugës e së ardhmes (madje dhe të të tashmes), të zhvillimit të komunikimeve tona, të cilat do të jenë tërësisht të digjitalizuara.
Continue readingCila është përgjegjësia e ofruesve të content sharing, si për shembull Facebook në raport me veprat e mbrojtura nga e drejta e autorit. Vendimi më poshtë i Gjykatës se Drejtësisë të BE-së (Sabam vs. Netlog NV) hedh dritë mbi një situatë që tashmë gjen zgjidhje me direktivën e vitit 2016, miratuar së fundi që ndryshon direktivën 2001/29 në lidhje me të drejtën e autorit në shoqërinë e informacionit.
Prania e kontratave në largësi në shkëmbimet tregtare në Shqipëri është tashmë e konsoliduar. Shqipëria ka kuadrin ligjor të përshtatshëm që rregullon këto kontrata (Kodi Civil, Ligji për tregtinë elektronike, Ligji për Mbrojtjen e konsumatori si dhe VKM për kontratat në largësi).
Continue reading
Recent Comments