Më datë 2 shtator 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dha një vendim të rëndësishëm në lidhje me përgjegjësinë e komenteve online të bëra në llogaritë (account) e personave të regjistruar në platformat e mëdha të rrjeteve sociale. Konkretisht, GjEDNj u shpreh se dënimi i një politikani për shkak se nuk kishte marrë masat për të fshirë komente që nxisnin urrejtjen racore, në vijim të postimit të tij, nuk përbën shkelje të nenit 10 të Konventës (Vendimi Sanchez kundër Francës). Detajet e këtij vendimi do të analizohen në një postim tjetër (pa lënë mënjanë mendimin e pakicës), por për momentin vlen të theksohet ideja se edhe mbajtësi një llogarie të hapur në një rrjet social është përgjegjës për përmbajtjen informacionale të shprehur në formën e komenteve, nën postimet e tij. Me anë të këtij vendimi, edhe individët që kanë një llogari në këto rrjete sociale kthehen në aktorë të mirëfilltë të rrjetit, me përgjegjësi si në rrafshin civil ashtu dhe në atë penal: me kusht që të ketë bazë ligjore të mjaftueshme dhe të qartë, gjë që nuk është ende rasti i Shqipërisë.

Continue reading