Me vendimin datë 24 mars 2022[1], Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (në vijim “GJDBE”) saktësoi çështjen e detyrimeve që kanë shërbimet cloud ndaj titullarëve të të drejtave të autorit, për shkak të veprave që një përdorues i tyre mund të ruajë në to. Sipas këtij vendimi, përjashtimi për kopje private do të gjejë zbatim edhe në hapësirën cloud. Një përfundim i tillë ishte i pritshëm, por analiza e GJDBE-së është e plotë dhe ndihmon në saktësimin e disa parimeve që kanë të bëjnë me të drejtën e autorit në mjediset e reja teknologjike.
Continue readingCategory: News (Page 1 of 2)
Instagrami do t’u ofrojë përdoruesve të tij mundësinë e shfaqjes së një vijimësie mesazhesh bazuar në një rend kronologjik dhe jo më të menaxhuar nga një algoritëm që mundëson renditjen sipas preferencave të përdoruesit. CEO i shoqërisë, Adam Mosseri, njoftoi të mërkurën, më 5 janar se rrjeti social së shpejti do të testonte tre opsione të ndryshme afishimi të mesazheve, dy prej të cilave bëjnë të mundur shfaqjen në rend kronologjik të fotove të publikuara nga profilet e ndjekur nga përdoruesi (pra atyre që u bëjmë “follow”).
Continue readinghttps://www.ft.com/content/9c0cf256-e197-11e3-b7c4-00144feabdc0
Në çështjen Der Standard […] kundër Austrisë, shqyrtuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), bëhej fjalë për një kërkesë drejtuar gjykatës për heqjen e anonimatit të dy komentuesve për postimet e tyre, në lidhje me një artikull të botuar në Der Standard (në vijim, “media online”), për shkak se kërkuesit pretendonin se këto komente ishin fyes. Gjykata e shkallës së parë u rrëzoi kërkesat, ndërsa gjykata e apelit dhe gjykata e lartë u dhanë të drejtë kërkuesve.
Continue readingMë datë 2 shtator 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dha një vendim të rëndësishëm në lidhje me përgjegjësinë e komenteve online të bëra në llogaritë (account) e personave të regjistruar në platformat e mëdha të rrjeteve sociale. Konkretisht, GjEDNj u shpreh se dënimi i një politikani për shkak se nuk kishte marrë masat për të fshirë komente që nxisnin urrejtjen racore, në vijim të postimit të tij, nuk përbën shkelje të nenit 10 të Konventës (Vendimi Sanchez kundër Francës). Detajet e këtij vendimi do të analizohen në një postim tjetër (pa lënë mënjanë mendimin e pakicës), por për momentin vlen të theksohet ideja se edhe mbajtësi një llogarie të hapur në një rrjet social është përgjegjës për përmbajtjen informacionale të shprehur në formën e komenteve, nën postimet e tij. Me anë të këtij vendimi, edhe individët që kanë një llogari në këto rrjete sociale kthehen në aktorë të mirëfilltë të rrjetit, me përgjegjësi si në rrafshin civil ashtu dhe në atë penal: me kusht që të ketë bazë ligjore të mjaftueshme dhe të qartë, gjë që nuk është ende rasti i Shqipërisë.
Continue readingSi sot, 10 vjet më parë, molla më e famshme e shekullit humbi bashkëthemeluesin e saj. Në atë kohë, vdekja e Steve Jobs nuk la indiferent askënd, aq i padiskutueshëm ishte impakti i veprimtarisë së tij krijuese në fushën e teknologjisë dhe për pasojë, në përditëshmërinë tonë. Sigurisht, askush nuk është i pakritikueshëm dhe, me kalimin e kohës, kritikat ndaj tij i zunë vendin instinktit gjenial të kuptimit dhe të interpretimit të njerëzimit dhe drejtimit që po merrte. Me kalimin e kohës, edhe kompania e tij u përball me lumin e kritikave, të ngritura me të drejtë, sidomos në lidhje me problemin e akumulimit të të dhënave personale si dhe probleme të tjera, të cilat janë vënë në shënjestër nga autoritetet rregullatore si në Europë dhe SHBA.
Continue readingSituata politike e krijuar nga padia, që mesa duket është dorëzuar tashmë, nuk është objekt i këtij artikulli. Morëm shkas nga kjo betejë ligjore, që tingëllon më shumë politike sesa juridike, për të trajtuar disa çështje në lidhje me kompetencën juridiksionale në rastin e shkeljeve të pretenduara të kryera në internet. Megjithatë, për të hedhur pak dritë mbi rastin konkret, gjithmonë në aspektin juridik duke patur parasysh kompleksitetin e çështjes dhe shanset deri diku të dobëta të suksesit të kësaj padie, do të trajtohet vetëm çështja e kompetencës juridiksionale vetëm në kuadër të ligjit francez si dhe vetëm në rrafshin penal.
Continue readingKëto ditë ka qarkulluar nëpër media lajmi se Google-i u gjobit sërish. Kësaj here, nga një autoritet kombëtar, Autoriteti francez i Konkurrencës, në shumën prej pesëqind milionë Euro.
Për çfarë bëhet fjalë dhe përse u gjobit Google-i?
Continue readingDitët e fundit në mediat botërore u shpërnda lajmi bombastik i sherrit mes Australisë dhe Facebook-ut rreth miratimit të një projektligji nga ligjvënësi australian, në bazë të të cilit “gjigandët e teknologjisë” Facebook dhe Google, do të duhet të paguajnë mediat (ose botuesit e shtypit) australiane, për përdorimin e lajmeve dje artikujve të tyre në platformat dhe agregatët e lajmeve, pjesë e shërbimeve të Facebook dhe Google.
Continue readingMë datë 20 tetor 2020, Departamenti Amerikan i Drejtësisë paraqiti një kërkesë ankimore në Gjykatën e Distriktit të Kolumbias, kundër shoqërisë Google, me objekt mbajtjen në mënyrë të paligjshme të monopoleve në tregjet e kërkimeve online, të reklamimit të kërkimeve online, nëpërmjet praktikave përjashtuese dhe antikonkurruese.[1]
Continue readingApple ka njoftuar më datë 22 qershor se do t’i japë fund bashkëpunimit me Intel-in, prodhuesin e famshën të mikroçipeve. Intel-i ka prodhuar procesorët e serive Mac të Apple-it që nga viti 2006. Ai gjithashtu ka pajisur dhe vijonë të pajisë kompjuterët me sistem operativ Windows që nga viti 1980. Continue reading
Recent Comments