Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbikëqyr në mënyrë shumë të afërt ecurinë e punës së së ministrave të tij[1]. Kështu, ai është i pajisur më një aplikacion që bën të mundur të ndjekë në kohë reale përparimet e reformave të iniciuara prej tij dhe qeveria e tij. Sipas një informacioni të publikuar nga disa media franceze[2], vetëm disa personae të afërt me Presidentin mund të konsultojnë rezultatet e këtij aplikacioni.
Në ndërfaqen e aplikacionit, secila ministri ka një faqe të dedikuar. Papunësia, kufizimi i shpejtësisë në 80 km/h për rrugët nacionale, çështja e të drejtës së gabimit administrativ[3], secili kantier i qeverisë shoqërohet me një tregues që tregon përqindjen e suksesit. Treguesi merr ngjyrë të gjelbër kur zbatimi praktik i reformës është në drejtimin e duhur dhe bëhet i kuq kur zbatimi po ecën me ritme të ngadalta.
Ky mjet është krijuar nga funksionarët më të afërt të presidentit dhe kryeministrit. Aplikacioni “ushqehet” në kohë reale nga një drejtori e krijuar kohët e fundit, e quajtur drejtoria e transformimit publik, tek e cila përfundojnë të gjitha të dhënat e komunikuara nga administrata.
Sipas mediave franceze[4], presidentit po ia vret shumë syrin prania e tepërt e ngjyrës së kuqe dhe për pasojë, po sipas mediave, ai ka kërcënuar me ndryshime qeveritare shumë shpejt. “Ju mbajta por ju kërkova që të ndryshonit pak. Nëse nuk ndryshoni, do ju ndryshoj unë ju!”
Për momentin aplikacioni përdoret vetëm brenda kuadrit të ekzekutivit dhe nuk është i aksesueshëm për publikun, për shkak se [një publicitet shumë i madh] mund të pengojë punën e skuadrës së tij.
(përkthyer nga le Nouvel Obs https://www.nouvelobs.com/politique/20190916.OBS18501/emmanuel-macron-utilise-une-application-secrete-pour-surveiller-l-action-de-ses-ministres.html)
(qeveri, e-administration, kontroll publik, aplikacion)
[1] Duke qenë Presidenti i një Republike gjysëm presidenciale, pra atipike, Presidenti francez kryeson Këshillin e Ministrave, si dhe përvijon linjat e përgjithshme të politikës kombëtare.
[2] Europe 1, BFMTV, le Figaro
[3] Me anë të këtij parimi, personave që bëjnë një deklaratë publike të gabuar herën e parë nuk sanksionohen, por u jepet mundësia që ta rregullojnë brenda një afati të caktuar.
[4] Europe 1
Leave a Reply