Qëllimi i këtij artikulli është të përshkruajë shkurtimisht nga pikëpamja teknike dhe juridike komunikimin publik të veprës, duke u përqëndruar në veprat audiovizuale.
Termi komunikim në publik ka hyrë gjerësisht në fjalorin juridik të të drejtave të autorit me Direktivën 2001/29.[1] Nga pikëpamja juridike e harmonizimit të të drejtës europiane, komunikimi në publik fitoi përfundimisht rëndësinë që ka sot me anë të jurisprudencës së Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.[2]
Komunikimi në publik njihet gjithashtu me termin përcjellje [e veprës] në publik[3]. Nuk mund të thuhet se ky term është i pasaktë apo më pak i saktë se termi komunikim në publik, madje ato mund të jenë dhe identikë. Kështu, me termin përcjellje në publik kuptohet çdo mënyrë e paraqitjes së veprës te publiku, që mund të jetë shfaqja, transmetimi, ritransmetimi e kështu me radhë.[4] Konkretisht, përcjellja do të ketë kuptimin e çuarjes, dërgimit ose paraqitjes ose vënien në dispozicion të veprës në publik: termi “komunikim” i përfshin të gjitha këto raste. Pavarësisht termit të përdorur, pra komunikim ose përcjellje, për të dyja rastet, do të vihet theksi tek publiku (dhe paraqitja e veprës tek ai) dhe jo tek kopja e veprës dhe shumëfishimi i saj, që lidhet me konceptin e riprodhimit të veprës. Continue reading
Recent Comments