Hyrje

Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”, i ndryshuar (në vijim, “LDA”) përkufizon veprën, objekt të mbrojtjes së të drejtave të autorit, si çdo krijim intelektual origjinal në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, i cili mbart karakteristika individuale, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes, objektivi, rëndësia, për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj.[1] Nga ky përkufizim dalin në pah kriteret që e bëjnë një krijim të jetë objekt i mbrojtjes nga e drejta autorit. Së pari, vepra është “krijim intelektual” dhe mbart “karakteristika individuale” të cilat nuk janë të askujt tjetër përveç autorit. Të dyja këto kritere i referohen faktit se vepra nuk mund të krijohet veçse nga një individ, ose person fizik, siç thotë ligji.[2] Së dyti, vepra duhet të ketë një formë, pavarësisht se si do të jetë kjo formë. Një vepër pa formë të përcaktuar nuk mund të jetë objekt i të drejtës së autorit, për shkak se mungon mënyra e shprehjes, ose e komunikimit të saj drejt publikut. Thënë ndryshe, forma është mediumi që siguron lidhjen ndërmjet veprës dhe perceptimit të saj nga publiku.

Continue reading