https://www.behance.net/gallery/14353409/Pulp-Fiction-Poster

Kategorizimet e veprave sipas gradës së origjinalitetit. Kategorizimi i veprave që do të paraqitet më poshtë jep një tjetër ndihmesë në pasqyrimin më të plotë të nocionit të veprave artistike. Ky kategorizim nuk i përgjigjet ndarjes së veprave sipas llojeve të tyre të parashikuar në nenin 8 të LDA. Megjithatë, mendojmë se ky kategorizim jep një lexueshmëri më të qartë të  dhe praktik të veprave artistike. Gjithashtu, duke vendosur analizën në kuadrin e digjitalizimit, nuk do të ketë ndonjë ndryshim në raport me veprat që do të paraqiten në vijim. Digjitalizimi është një proces, ai nuk e ndryshon natyrën e veprës, ndryshon vetëm mediumi me anë të të cilit vepra do të shpërndahet. Rrjedhimisht as raportet e pronësisë që ekzistojnë mbi vepër nuk do të ndryshojnë. Në këtë aspekt, nëse do të ketë vetëm digjitalizim të një vepre ekzistuese, ose e krijuar jashtë kontekstit të krijimeve kompjuterike, digjitalizimi nuk përbën një faktor modifikimi të veprës. Por nëse vepra është krijim që buron nga një krijim kompjuterik, jurisprudenca ashtu si dhe ligji parashikojnë disa ndryshime në lidhje me përcaktimin e kriterit artistik të tij. Këto dy momente do të trajtohen më poshtë, kur të flasim për programet kompjuterike, faqen e internetit dhe për bazat e të dhënave.

Continue reading