Ligji shqiptar mbi të drejtat e autorit ka hyrë në fuqi në tetor 2016. Ligji përafron direktivat kryesore të BE-së lidhur me të drejtat e autorit, ndër të cilat, kryesoret janë Direktiva 2001/29[1], Direktiva 2004/48[2], Direktiva 2009/24[3] dhe Direktiva 2014/26[4].

Një nga objektivat e ligjvënësit ka qenë sigurimi i një niveli të lartë mbrojtjeje për veprat. Në këtë kuadër, ligji i ka dhënë shprehimisht gjykatës mekanizma më të thelluar proceduralë, në mënyrë që jo vetëm të shprehet në mënyrë më të plotë në lidhje me pretendimet për shkelje të mundshme të të drejtës së autorit, por edhe t’i përgjigjet masave urgjente, siç është parandalimi ose pezullimi i ndonjë shkelje para shqyrtimit në thelb të çështjes. Me fjalë të tjera, ligji për të drejtat e autorit, nëpërmjet harmonizimit të tij me direktivat që përmendëm më sipër, në mënyrë të veçantë të asaj të vitit 2004, detajon më tej rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile të Shqipërisë në lidhje me masat paraprake për sigurimin e padisë në fushën e të drejtës së autorit. Masat, të përshkruara më poshtë, janë të rëndësishme në shumë aspekte, veçanërisht në rastet e shkeljes së të drejtës së autorit në internet.

Continue reading