Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to” ka përafruar legjislacionin tonë me të drejtën evropiane. Afërmendsh, ky ligj i nënshtrohet parimeve bazë të traktateve dhe konventave, në të cilat Shqipëria është palë, në mënyrë të vecantë, Konventës së Bernës.
Në Ligjin 35/2016 parashikohet efekti mbrojtës që do të ketë ai mbi veprat, qofshin ato shqiptare apo të huaja. Në kuadër të këtyre të fundit, Ligji 35/2016 parashikon se dispozitat e tij zbatohen për veprat “(iii) që janë shfaqur për publikun në Shqipëri ose janë shfaqur për publikun në një vend tjetër dhe brenda 30 ditëve, janë shfaqur në Shqipëri[1] dhe (iv) të autorëve të huaj, të shfaqura për herë të parë në vendin e tyre ose në një vend të tretë dhe brenda 30 ditëve, të jenë shfaqur në Shqipëri.” Këto dispozita bien në kundërshtimin me parimin e trajtimit kombëtar të parashikuar në Konventën e Bernës, ku Shqipëria është palë dhe janë diskriminuese, në mënyrë të pajustifikuar, për autorët e huaj.[2] Continue reading
Recent Comments