Kënga më poshtë ka qenë një hit i vitit 2019 (e cila fillon në fakt, në 1:26 të videos):

Kjo këngë ka një histori që tregon shumë mirë sesi funksionon sot krijimi artistik. Autori i saj me emrin shumw poetik, Lil Nas X, e bleu këtë këngë, ose më saktë strukturën e saj, për 30 dollarë te një “shitës me shumicë” krijimesh muzikore[1]. E vecanta është se cedimi, sipas kësaj skeme, është i plotë: asgjë dhe askush nuk e mbron dot ceduesin që të kërkojë të drejta mbi veprën, pasi ta ketë shitur atë[2]. Pra, Lil Nas X u bë pronar i materialit me të drejta të plota. Pas disa muajve me një sukses relativisht mediokër, një shtëpi diskografike e zbuloi nëpërmjet rrjeteve sociale. Menjëherë pasi firmosi kontratën me shtëpinë diskografike, Lil Nas X, me këngën e tij “Old Town Road”, u kthye në fenomen ndërkombëtar. Continue reading