e drejta e krijimeve intelektuale dhe inovacionit

Category: News (Page 1 of 2)

Saktësime të GjEDNJ-së në lidhje me përgjegjësinë e komenteve online

Më datë 2 shtator 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dha një vendim të rëndësishëm në lidhje me përgjegjësinë e komenteve online të bëra në llogaritë (account) e personave të regjistruar në platformat e mëdha të rrjeteve sociale. Konkretisht, GjEDNj u shpreh se dënimi i një politikani për shkak se nuk kishte marrë masat për të fshirë komente që nxisnin urrejtjen racore, në vijim të postimit të tij, nuk përbën shkelje të nenit 10 të Konventës (Vendimi Sanchez kundër Francës). Detajet e këtij vendimi do të analizohen në një postim tjetër (pa lënë mënjanë mendimin e pakicës), por për momentin vlen të theksohet ideja se edhe mbajtësi një llogarie të hapur në një rrjet social është përgjegjës për përmbajtjen informacionale të shprehur në formën e komenteve, nën postimet e tij. Me anë të këtij vendimi, edhe individët që kanë një llogari në këto rrjete sociale kthehen në aktorë të mirëfilltë të rrjetit, me përgjegjësi si në rrafshin civil ashtu dhe në atë penal: me kusht që të ketë bazë ligjore të mjaftueshme dhe të qartë, gjë që nuk është ende rasti i Shqipërisë.

Continue reading

The Apple of our eye

Ballina e Libération – 7 tetor 2021, krijuar nga Martin le Chevallier dhe Paul Quinio

Si sot, 10 vjet më parë, molla më e famshme e shekullit humbi bashkëthemeluesin e saj. Në atë kohë, vdekja e Steve Jobs nuk la indiferent askënd, aq i padiskutueshëm ishte impakti i veprimtarisë së tij krijuese në fushën e teknologjisë dhe për pasojë, në përditëshmërinë tonë. Sigurisht, askush nuk është i pakritikueshëm dhe, me kalimin e kohës, kritikat ndaj tij i zunë vendin instinktit gjenial të kuptimit dhe të interpretimit të njerëzimit dhe drejtimit që po merrte. Me kalimin e kohës, edhe kompania e tij u përball me lumin e kritikave, të ngritura me të drejtë, sidomos në lidhje me problemin e akumulimit të të dhënave personale si dhe probleme të tjera, të cilat janë vënë në shënjestër nga autoritetet rregullatore si në Europë dhe SHBA.

Continue reading

Saliu, Blinkeni dhe avokati francez

Situata politike e krijuar nga padia, që mesa duket është dorëzuar tashmë, nuk është objekt i këtij artikulli. Morëm shkas nga kjo betejë ligjore, që tingëllon më shumë politike sesa juridike, për të trajtuar disa çështje në lidhje me kompetencën juridiksionale në rastin e shkeljeve të pretenduara të kryera në internet. Megjithatë, për të hedhur pak dritë mbi rastin konkret, gjithmonë në aspektin juridik duke patur parasysh kompleksitetin e çështjes dhe shanset deri diku të dobëta të suksesit të kësaj padie, do të trajtohet vetëm çështja e kompetencës juridiksionale vetëm në kuadër të ligjit francez si dhe vetëm në rrafshin penal.

Continue reading

Halli i Facebook-ut me Australinë

Ditët e fundit në mediat botërore u shpërnda lajmi bombastik i sherrit mes Australisë dhe Facebook-ut rreth miratimit të një projektligji nga ligjvënësi australian, në bazë të të cilit “gjigandët e teknologjisë” Facebook dhe Google, do të duhet të paguajnë mediat (ose botuesit e shtypit) australiane, për përdorimin e lajmeve dje artikujve të tyre në platformat dhe agregatët e lajmeve, pjesë e shërbimeve të Facebook dhe Google.

Continue reading

“Spiuni i perandorit”

Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbikëqyr në mënyrë shumë të afërt ecurinë e punës së së ministrave të tij[1]. Kështu, ai është i pajisur më një aplikacion që bën të mundur të ndjekë në kohë reale përparimet e reformave të iniciuara prej tij dhe qeveria e tij. Sipas një informacioni të publikuar nga disa media franceze[2], vetëm disa personae të afërt me Presidentin mund të konsultojnë rezultatet e këtij aplikacioni.

Continue reading

FaceApp: përse duhet të tregohemi të kujdesshëm me këtë aplikacion

Aplikacioni i shkarkueshëm falas, i zhvilluar në Rusi, është bërë tashmë një nga aplikacionet më popullor, falë retushimit automatik të fotografive, që bën të mundur plakjen e fytyrës.

Shumë persona publikë ashtu si dhe anonimë, janë duke përdorur aplikacionin FaceApp për të parë se si do të ngjajnë nëse do të ishin pleq. Pas filtrit që mundësonte transformimin e një djali në vajzë dhe të kundërtën, të ofruar nga Snapchat, tashmë kemi dhe aplikacionin e plakjes, FaceApp, përdorimi i të cilit është përhapur jashtë mase në të gjithë globin.

Continue reading

Disa probleme në lidhje me Projektligjet për publikimet online

Kohët e fundit po diskutohet mbi ndryshimet ligjore në ligjin për mediat audiovizive dhe në ligjin për komunikimet elektronike në Shqipëri.

Diskutimet lidhen me disa çështje problematike, për të cilat do të diskutohet më poshtë. Por më parë, duhet thënë se këto ndryshime ligjore, në parim, janë të mirëseardhura për shkak se për herë të parë i japin një zgjidhje ligjore problemit të çështjes së përgjegjësisë së publikimeve online.

Continue reading
« Older posts

© 2021 Juritek

Theme by Anders NorenUp ↑