Juritek.

e drejta e krijimeve intelektuale dhe inovacionit

Çfarë është juritek.al?

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më spektatore e zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në përgjithësi. Ajo po bëhet gjithmonë e më shumë një aktore. Sigurisht, roli i saj është dhe do të mbetet modest edhe në të ardhmen. Megjithatë, vullneti i krijuesve të rinj dhe dëshira e bizneseve nuk mungon për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku inovacioni të jetë kudo i pranishëm. Një zhvillim dhe ndryshim i tillë i rolit të vendit tonë, duhet të shoqërohet me njohuri të mira në fushën e të drejtës së teknologjive të informacionit, të drejtës së autorit në botën dixhitale, pra të të drejtës së krijimit intelektual në përgjithësi.

juritek.al synon të sjellë kontributin e tij modest në këto fusha. Nëpërmjet rubrikave të saj, kjo faqe do të sjellë të rejat e zhvillimeve me karakter juridik në fushën e të drejtave të krijimit intelektual të inovacionit, duke u fokusuar në pasqyrimin e doktrinës dhe vendimeve gjyqësore të huaja, pa anashkaluar praktikën juridike në Shqipëri në këto fusha.

Lexim të mbarë!

juritek.al