Kategorizimet e veprave sipas gradës së origjinalitetit. Kategorizimi i veprave që do të paraqitet më poshtë jep një tjetër ndihmesë në pasqyrimin më të plotë të nocionit të veprave artistike. Ky kategorizim nuk i përgjigjet ndarjes së veprave sipas llojeve të tyre të parashikuar në nenin 8 të LDA. Megjithatë, mendojmë se ky kategorizim jep një lexueshmëri më të qartë të dhe praktik të veprave artistike. Gjithashtu, duke vendosur analizën në kuadrin e digjitalizimit, nuk do të ketë ndonjë ndryshim në raport me veprat që do të paraqiten në vijim. Digjitalizimi është një proces, ai nuk e ndryshon natyrën e veprës, ndryshon vetëm mediumi me anë të të cilit vepra do të shpërndahet. Rrjedhimisht as raportet e pronësisë që ekzistojnë mbi vepër nuk do të ndryshojnë. Në këtë aspekt, nëse do të ketë vetëm digjitalizim të një vepre ekzistuese, ose e krijuar jashtë kontekstit të krijimeve kompjuterike, digjitalizimi nuk përbën një faktor modifikimi të veprës. Por nëse vepra është krijim që buron nga një krijim kompjuterik, jurisprudenca ashtu si dhe ligji parashikojnë disa ndryshime në lidhje me përcaktimin e kriterit artistik të tij. Këto dy momente do të trajtohen më poshtë, kur të flasim për programet kompjuterike, faqen e internetit dhe për bazat e të dhënave.
Continue readingMonth: September 2022
Archives
- December 2024
- February 2024
- January 2023
- December 2022
- November 2022
- September 2022
- July 2022
- June 2022
- January 2022
- December 2021
- November 2021
- October 2021
- August 2021
- July 2021
- March 2021
- October 2020
- September 2020
- June 2020
- May 2020
- April 2020
- February 2020
- November 2019
- October 2019
- September 2019
- August 2019
- July 2019
- June 2019
- May 2019
Recent Comments