e drejta e krijimeve intelektuale dhe inovacionit

Author: juritek OS (Page 4 of 4)

Disa probleme në lidhje me Projektligjet për publikimet online

Kohët e fundit po diskutohet mbi ndryshimet ligjore në ligjin për mediat audiovizive dhe në ligjin për komunikimet elektronike në Shqipëri.

Diskutimet lidhen me disa çështje problematike, për të cilat do të diskutohet më poshtë. Por më parë, duhet thënë se këto ndryshime ligjore, në parim, janë të mirëseardhura për shkak se për herë të parë i japin një zgjidhje ligjore problemit të çështjes së përgjegjësisë së publikimeve online.

Continue reading

Probleme juridike të shërbimit VoIP

Shërbimi Voice over Internet Protocol (VoIP) është një shërbim telefonie nëpërmjet Internetit. Metoda VoIP lejon kalimin e sinjaleve analoge telefonike (ose ndryshe, telefonia fikse normale, që funksionon jashtë rrjeteve të internetit) në sinjale digjitale që mund të transmetohen nëpërmjet internetit. Cili është qëllimi i kësaj teknologjie? Së pari, ajo bën të mundur komunikimin pa pagesë (sigurisht duke hequr tarifat e abonimit në shërbimet VoIP, siç është shërbimi SkypeOut që do e shikojmë më poshtë, kosto e të cilave është disa herë më e vogël se kostot e telefonisë normale). Së dyti, nga pikëpamja teknologjike, VoIP tregon rrugës e së ardhmes (madje dhe të të tashmes), të zhvillimit të komunikimeve tona, të cilat do të jenë tërësisht të digjitalizuara.

Continue reading

A do të mbijetojë Huawei pa Google?

Siç dihet dhe siç është njoftuar këto kohët e fundit, administrata e Presidentit Trump ka njoftuar ndalimin e bashkëpunimit të shoqërive amerikane me kompani të cilat vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Edhe pse nuk thuhet se cila ose cilat janë këto kompani, tashmë dihet se bëhet fjalë për Huawei, kompaninë kineze që tashmë mund të konsiderohet lider botëror në teknologjitë e telekomunikacionit.

Continue reading

Përgjegjësia e ofruesve të content sharing

Cila është përgjegjësia e ofruesve të content sharing, si për shembull Facebook në raport me veprat e mbrojtura nga e drejta e autorit. Vendimi më poshtë i Gjykatës se Drejtësisë të BE-së (Sabam vs. Netlog NV) hedh dritë mbi një situatë që tashmë gjen zgjidhje me direktivën e vitit 2016, miratuar së fundi që ndryshon direktivën 2001/29 në lidhje me të drejtën e autorit në shoqërinë e informacionit.

Continue reading

Çfarë është juritek.al?

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më spektatore e zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në përgjithësi. Ajo po bëhet gjithmonë e më shumë një aktore. Sigurisht, roli i saj është dhe do të mbetet modest edhe në të ardhmen. Megjithatë, vullneti i krijuesve të rinj dhe dëshira e bizneseve nuk mungon për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku inovacioni të jetë kudo i pranishëm. Një zhvillim dhe ndryshim i tillë i rolit të vendit tonë, duhet të shoqërohet me njohuri të mira në fushën e të drejtës së teknologjive të informacionit, të drejtës së autorit në botën dixhitale, pra të të drejtës së krijimit intelektual në përgjithësi.

juritek.al synon të sjellë kontributin e tij modest në këto fusha. Nëpërmjet rubrikave të saj, kjo faqe do të sjellë të rejat e zhvillimeve me karakter juridik në fushën e të drejtave të krijimit intelektual të inovacionit, duke u fokusuar në pasqyrimin e doktrinës dhe vendimeve gjyqësore të huaja, pa anashkaluar praktikën juridike në Shqipëri në këto fusha.

Lexim të mbarë!

Over the last years, Albania has been playing an active part in the innovation sector. Of course, its role is and will remain modest in the future. However, the desire of young developers and creators as well as the proactive approach of businesses, are leading Albania towards the new path of technological innovation.

Such development needs to be supported by good legal knowledge in the field of information technology, innovation and intellectual property law.

juritek.al aims at bringing its modest contribution in these fields of law. This website will bring news on legal developments in the field of intellectual property and technological innovation rights. Decisions of ECJ as well as other relevant international and foreign courts will also be discussed and analyzed. Contributors and collaborators to this website are more than welcome.

Enjoy!

juritek.al

Newer posts »

© 2024 Juritek

Theme by Anders NorenUp ↑