Të shtunën më datë 21 dhjetor, në kuadër të prezantimit të planit të ri të veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë dhe ngritjen në një nivel të ri të marrëdhënies shkollë – nxënës – prindër, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të mbyllte Tik Tokun për një vit. Lajmi mori dhenë dhe për pak orë, lexohej në gjuhë të huaj nëpër portale, platforma, gazeta dhe agjenci lajmesh të huaja.
Continue readingCategory: Opinione (Page 1 of 3)
Hyrje
Ekzistojnë dy mënyra që vepra t’i “dorëzohet” publikut (pra t’i vihet atij në dispozicion): e drejta e riprodhimit dhe e drejta e përcjelljes së veprës në publik, nëpërmjet performancës publike ose komunikimit publik të saj. E drejta e riprodhimit implikon shumëfishimin e një vepre (krijimi intelektual).[1] E drejta e riprodhimit nënkupton të drejtën ekskluzive që i përket autorit për çdo formë të riprodhimit të veprës. Veçantia e kësaj të drejte është se ajo copëzohet në aq teknika shumëfishimi të veprës (që do të thotë se e drejta për të riprodhuar një vepër në një teknikë të caktuar nuk nënkupton se kjo e drejtë jepet automatikisht edhe për teknika të tjera teknike riprodhimi). Ndërsa e drejta e përcjelljes në publik nënkupton në radhë të parë ekzistencën e një publiku të cilit i drejtohet vepra dhe mungesa e një suporti me anë të të cilit vepra i komunikohet këtij publiku (shfaqjet publike, koncertet, por edhe muzika e dëgjuar në lokale apo dhe në radio e kështu me radhë). Ky trajtim do të analizojë mënyrën e parë, pra të drejtën e riprodhimit të veprës muzikore. Siç do shtjellohet në vijim, interneti ka bërë që të ndërthuren të dy këto të drejta (pra riprodhimi dhe përcjellja e veprës në publik) në një, kjo për faktin se teknikat e përdorura për të komunikuar veprën, marrin nga të dyja të drejtat (mjafton këtu të përmendim shkarkimin – “download” – dhe “streaming”, dy teknika të ndryshme të komunikimit të veprës, dallimet e të cilave do të trajtohen në vijim).
Continue readingJo, autor nuk është ai që këndon këngën dhe jo, kur paguan këngëtarin në shfaqje, nuk ke shlyer detyrimet që lindin nga përdorimi i të drejtës së autorit…
Nëse do të bëhej një sondazh, të paktë do të ishin ata që do të thoshin se kush është autor i këngës “Na lini të jetojmë”, i këngës “Banania” apo i këngës “Killing me softly”. Shumë pak veta do të ishin në gjendje t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje dhe jo për shkak të mungesës së kulturës muzikore apo të neglizhencës ndaj artistëve shqiptarë.
Continue readingAutori ka qenë dhe vijon të jetë sot, në shoqërinë e sotme të dukjes, personazh i hijes. Po të mos kishte vullnet të autoriteteve publike, të shprehur nëpërmjet ligjeve, konventave dhe rregulloreve të shumta, gjasat do të ishin që autori do të konsiderohej përfundimisht si një nga punonjësit e shumtë që kontribuojnë në krijimin e një vepre, e shfrytëzuar nga të tjerë dhe jo siç është në të vërtetë, krijuesi fillestar i veprës.[1]
Continue readingKthim prapa në 2012.
Historia e dorëshkrimit të librit të Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe” mund të mos merret vesh kurrë. Ismail Kadare mund ta ketë dhuruar realisht atë, por mundet gjithashtu që dorëshkrimi të jetë ruajtur, me kërkesë të udhëheqjes, në një vend më të sigurt për arsye që mbeten të panjohura dhe më pas, ndoshta për forcë të zakonit, ndoshta për arsye se u kuptua se dorëshkrimi, për shkak të gabimeve ideologjike që përmbante, të merrej vendimi që të mos dilte më nga ajo arkivë. Dorëshkrimi përfundoi në posedim të Nexhmije Hoxhës dhe kështu, autori i dorëshkrimit kërkoi kthimin mbrapsht, sipas tij, në zbatim të ligjit për të drejtën e autorit.
Continue readingSi në shumë fusha të të drejtës, edhe e drejta e autorit gjendet përpara sfidës së vazhdueshme të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ajo gjithashtu, gjendet përpara sfidës ‘së përjetshme’ të zbatimit efektiv të ligjit. Ka patur vazhdimisht përpjekje për t’i bërë ballë këtyre problematikave, megjithatë, konstatohet se këto çështje ende nuk po gjejnë trajtimin dhe vëmendjen e duhur. Përveç çështjes së vullnetit të aktorëve kryesorë, duhen nënvizuar gjithashtu dhe vështirësitë e lidhura me faktin se e drejta e autorit është një fushë e re në Shqipëri dhe që në shumë aspekte, kërkon një punë të palodhur pedagogjike drejtuar publikut dhe përdoruesve të veprave, shpeshherë edhe vetë autorëve dhe titullarëve të të drejtave mbi të drejtat që kanë dhe si mund t’i përdorin ato më mirë.
Continue readingKategorizimet e veprave sipas gradës së origjinalitetit. Kategorizimi i veprave që do të paraqitet më poshtë jep një tjetër ndihmesë në pasqyrimin më të plotë të nocionit të veprave artistike. Ky kategorizim nuk i përgjigjet ndarjes së veprave sipas llojeve të tyre të parashikuar në nenin 8 të LDA. Megjithatë, mendojmë se ky kategorizim jep një lexueshmëri më të qartë të dhe praktik të veprave artistike. Gjithashtu, duke vendosur analizën në kuadrin e digjitalizimit, nuk do të ketë ndonjë ndryshim në raport me veprat që do të paraqiten në vijim. Digjitalizimi është një proces, ai nuk e ndryshon natyrën e veprës, ndryshon vetëm mediumi me anë të të cilit vepra do të shpërndahet. Rrjedhimisht as raportet e pronësisë që ekzistojnë mbi vepër nuk do të ndryshojnë. Në këtë aspekt, nëse do të ketë vetëm digjitalizim të një vepre ekzistuese, ose e krijuar jashtë kontekstit të krijimeve kompjuterike, digjitalizimi nuk përbën një faktor modifikimi të veprës. Por nëse vepra është krijim që buron nga një krijim kompjuterik, jurisprudenca ashtu si dhe ligji parashikojnë disa ndryshime në lidhje me përcaktimin e kriterit artistik të tij. Këto dy momente do të trajtohen më poshtë, kur të flasim për programet kompjuterike, faqen e internetit dhe për bazat e të dhënave.
Continue readingHyrje
Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”, i ndryshuar (në vijim, “LDA”) përkufizon veprën, objekt të mbrojtjes së të drejtave të autorit, si çdo krijim intelektual origjinal në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, i cili mbart karakteristika individuale, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes, objektivi, rëndësia, për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj.[1] Nga ky përkufizim dalin në pah kriteret që e bëjnë një krijim të jetë objekt i mbrojtjes nga e drejta autorit. Së pari, vepra është “krijim intelektual” dhe mbart “karakteristika individuale” të cilat nuk janë të askujt tjetër përveç autorit. Të dyja këto kritere i referohen faktit se vepra nuk mund të krijohet veçse nga një individ, ose person fizik, siç thotë ligji.[2] Së dyti, vepra duhet të ketë një formë, pavarësisht se si do të jetë kjo formë. Një vepër pa formë të përcaktuar nuk mund të jetë objekt i të drejtës së autorit, për shkak se mungon mënyra e shprehjes, ose e komunikimit të saj drejt publikut. Thënë ndryshe, forma është mediumi që siguron lidhjen ndërmjet veprës dhe perceptimit të saj nga publiku.
Continue readinghttps://www.ft.com/content/9c0cf256-e197-11e3-b7c4-00144feabdc0
Në çështjen Der Standard […] kundër Austrisë, shqyrtuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), bëhej fjalë për një kërkesë drejtuar gjykatës për heqjen e anonimatit të dy komentuesve për postimet e tyre, në lidhje me një artikull të botuar në Der Standard (në vijim, “media online”), për shkak se kërkuesit pretendonin se këto komente ishin fyes. Gjykata e shkallës së parë u rrëzoi kërkesat, ndërsa gjykata e apelit dhe gjykata e lartë u dhanë të drejtë kërkuesve.
Continue readingMë datë 2 shtator 2021, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) dha një vendim të rëndësishëm në lidhje me përgjegjësinë e komenteve online të bëra në llogaritë (account) e personave të regjistruar në platformat e mëdha të rrjeteve sociale. Konkretisht, GjEDNj u shpreh se dënimi i një politikani për shkak se nuk kishte marrë masat për të fshirë komente që nxisnin urrejtjen racore, në vijim të postimit të tij, nuk përbën shkelje të nenit 10 të Konventës (Vendimi Sanchez kundër Francës). Detajet e këtij vendimi do të analizohen në një postim tjetër (pa lënë mënjanë mendimin e pakicës), por për momentin vlen të theksohet ideja se edhe mbajtësi një llogarie të hapur në një rrjet social është përgjegjës për përmbajtjen informacionale të shprehur në formën e komenteve, nën postimet e tij. Me anë të këtij vendimi, edhe individët që kanë një llogari në këto rrjete sociale kthehen në aktorë të mirëfilltë të rrjetit, me përgjegjësi si në rrafshin civil ashtu dhe në atë penal: me kusht që të ketë bazë ligjore të mjaftueshme dhe të qartë, gjë që nuk është ende rasti i Shqipërisë.
Continue reading
Recent Comments